25 Shtator 2021

Prishtina bëhet me mbushës elektrik për vetura në Kosovë

Prishtinë, 23 korrik - Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti së bashku me njërin nga aksionarët e ProCredit Bank Dr. Klaus-Peter Zeitinger, kanë marrë sot pjesë në inaugurimin e stacionit të parë për mbushje elektrike për makinat elektrike në Prishtinë.  

Ky projekt u realizua me financim të ProCredit Bankë Kosova dhe është një ndër projektet e Komunës të realizuar në vazhdën e përpjekjeve për mbrojtjen e ambientit.

Kryetari Shpend Ahmeti gjatë inaugurimit potencoj faktin se ky projekt vjen pas punës një vjeçare të Prishtinës, që hynë në grupin e qyteteve të BERZH e që janë pjesëmarrëse të Green City Action Plan - GCAP (planit aksional të qyteteve të gjelbra). Në kuadër të këtij plani, Prishtina pritet të realizojë disa projekte të reja.

“Do të bëhet rregullimi i energjisë efiqence (të ripërtëritshme) në 47 ndërtesa, dhe deri në fund të vitit do të nënshkruajmë kontratën për 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. E kemi nënshkruar dhe jemi para aprovimit të projektit për ngrohje qendrore, projektit të dytë më të madh në Evropën Qendrore për ngrohje me panele solare, që do të ndërtohet në afërsi të Prishtinës dhe është projekt me afro 5 milionë euro dhe që do të jetë projekt me KFË, Qeverinë Gjermane dhe BERZH, me të cilin do të mbulohen të gjitha lagjet që kanë banim individual. Të gjitha këto dhe disa projekte për mbylljen e disa rrugëve dhe krijimit të sa më shumë rrugëve për biçikleta na bënë ne që të jemi në agjendën e shumicës së qyteteve evropiane, e që është pra agjenda e gjelbër”, tha kryetari Ahmeti duke bërë të ditur po ashtu se parkingu dhe mbushja elektrike në Prishtina Parking, do të jetë fillimisht pa pagesë për të gjitha ata që kanë makina të plota elektrike.

Pronari i ProCredit Bankës, Dr. Klaus-Peter Zeitinger në anën tjetër bëri të ditur se ky projekt me Prishtinën është vetëm një ndër projektet e shumta në vazhdën e përpjekjeve të ProCredit Bankës si institucion me përgjegjshme sociale i cili gjithnjë mundohet të gjejë forma të ndryshme që të investoj dhe të jep kontributin e saj, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të jetesës për komunitetin.

“Instalimi i tre mbushësve elektrik sot, përbën vetëm një pjesë simbolike që banka ProCredit ka dhënë dhe vazhdon të japë për komunitetin në Kosovë por edhe në të gjitha vendet tjera ku operon. Jemi të dedikuar që një pjesë të fitimeve tona si institucion ta kthejmë prapa tek komuniteti. Investimet e gjelbra vazhdojnë të mbeten me rëndësi të madhe për ne duke pas parasysh impaktin që ato kanë në ruajten e ambientit, por pa lënë anash edhe mbështetjen në fushat si arkeologjia dhe të tjera. Kur flasim për mbushësit elektrik, mund të themi se cmimi i tyre tanimë ka rënë dukshëm. Secili mund të ketë një të tillë dhe une personalisht veturën time elektrike e mbushë mbrenda dy ore duke mos pasur nevojë farë të përdorë më karburante. Mund të shtrohet pyetja se nga është burimi i kësaj energjie? E dijmë se në këtë rast, për fat të keq, si burim kemi qymyrin i cili nuk nuk është aspak burimi i pastër i energjisë. Kjo sigurisht që do të ndryshoj, vetëm duhet dhënë qeverisë së vendit tuaj pak kohë. Gjithsesi, secili duhet të fillojë nga diku dhe këto janë hapat e parë drejt ndryshimit. Më vije mirë që shof lëvizjen pozitive nga ana e komunës në këtë drejtim dhe Banka ProCredit gjithnjë do të jetë shoqëruese dhe përkrahëse në ide të tilla. Shfrytëzoj rastin t’i ftoj të gjitha komunat të mendojnë për projekte të tilla dhe poashtu i bëj thirrje qytetarët që të investojnë në vetura elektrike” tha Dr. Klaus-Peter Zeitinger.

Së shpejti pritet të inaugurohen edhe gjashtë stacione të reja me mbushës elektrike, dhe në total do të jenë 10 mbushës elektrik deri në fund të  mandatit qeverisës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)