26 Shtator 2022

Kryetari Hyseni inspekton punimet në asfaltimin e rrugës “15 Qershori”

Gjilan, 18 korrik - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit, Bekim Salihu, ka inspektuar sot punimet gjatë asfaltimit të rrugës “15 Qershori”.

Kryetari Hyseni bëri të ditur se brenda tri orësh do të përfundojë asfaltimi i kësaj rruge.

“Për asfaltimin e kësaj rrugë janë bërë përgatitje paraprake. Nga biseda që patëm me punëkryesin, brenda tri orësh do të përfundohet asfaltimi dhe do të lihet kohë për çështje të temperaturës, çështje teknike e specifikat e asfaltimit, për t’u liruar më pas për qarkullim”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai theksoi se shumë shpejt do të bëhet edhe sinjalizimi i rrugës për t’u përmbyll i gjithë projekti.

“E di që mbase mund të jemi vonuar pak me rrugën, por është bërë zgjidhje e mirë tash edhe për çerdhen, për bizneset e qytetarët”, ka përfunduar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)