20 Prill 2024

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar jep donacion 5 vetura për ATK-në

Prishtinë, 9 qershor - Sot në Drejtorin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në ATK, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka dhuruar 5 vetura, të cilat do të jenë në dispozicion për shfrytëzim nga kjo drejtori.

Të pranishëm në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni ishin përfaqësuesi i Administratës Tatimore dhe Doganore të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Simon Woodcock, zv. Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve Ilir Kapiti dhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj.

Zv. ministri Kapiti, tha së mbështetja nga një vend siç është Mbretëria e Bashkuar është çdoherë e mirëseardhur, pasi që nga ofrimi i përkrahjes së deritanishme kemi pasur rezultate të shumta, sidomos në fushën e hetimeve tatimore, e cila padyshim ka nevojë që të ketë përkrahje profesionale dhe proceduarale, pasi që kemi të bëjmë me një fushë tejet të ndjeshme.

Simon Woodcock, u shpreh i kënaqur me gatishmërinë e stafit të DHTI-së për të krijuar bashkëpunim dhe njëkohësisht për të marrë sa më shumë ekspertiza nga ana e tyre.

Woodcock, potencoj se përkrahja e tyre nuk do të mungoj dhe se ende kanë shumë ekspertiza për ti ofruar këtij departamenti.

E nga ana tjetër, drejtori Murtezaj falënderoj shtetin mik për bashkëpunimin dhe në këtë rast edhe dhurimin e këtyre veturave, të cilat do të jenë mundësi e mirë në zhvillimin e sa më shumë aktiviteteve që ka DHTI.

Murtezaj njëherit përmendi edhe mbështetjet e tjera që ambasada ka dhënë, në ekspertizat e ofruara, si dhe në ngritjen e kapaciteteve teknike të DHTI-së duke ofruar pajisjet, veglat analitike si dhe trajnim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)