11 Gusht 2022

Windows 11 do të jetë në dispozicion nga 5 tetori

New York, 1 shtator - Sistemi i ri operativ Windows 11 të Microsoft -it nga 5 tetori do të jetë në dispozicion si një azhurnim falas për kompjuterët me Windows 10, si dhe për kompjuterët e rinj që dërgohen.

Sidoqoftë, duhet të theksohet se azhurnimi në Windows 11 nuk do të jetë i disponueshëm për të gjithë që nga dita e parë, por disponueshmëria do të jetë graduale. Pajisjet kompjuterike më të reja do të jenë një përparësi, dhe “modelet e inteligjencës” do të përdoren për të përcaktuar se kush merr përmirësimin e parë. Besueshmëria dhe mosha e pajisjes do të jenë ndër faktorët vendimtarë.

Të gjitha pajisjet që mbështesin Windows 11 do të marrin një azhurnim deri në mesin e vitit 2022, ndërsa përdoruesit e pajisjeve të vjetra do të jenë afër fundit të radhës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)