18 Gusht 2022

Ukraina akuzon Rusinë për sulme të reja kibernetike

Kiev 16 mars - Shërbimi i Sigurimit të Shtetit të Ukrainës tha se ka parandaluar një sulm të madh kibernetik nga hakerët rusë, që kishte në shënjestër të dhënat e klasifikuara të Qeverisë.

Sipas këtij shërbimi, qëllim i sulmit ka qenë “qasja në të dhënat e klasifikuara të institucioneve më të larta të Ukrainës”.

Shërbimi ukrainas tha se Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi qëndron prapa hakerëve.

Kievi, edhe më herët, ka akuzuar Moskën për orkestrimin e sulmeve të mëdha kibernetike, por Rusia i ka mohuar ato.

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi nuk i komentoi ende akuzat e fundit.

Shërbimi i Sigurimit në Ukrainë nuk tregoi nëse është shkaktuar ndonjë dëm në incidentin e fundit.

Marrëdhëniet midis Kievit dhe Moskës janë tensionuar prejse Rusia ka aneksuar ilegalisht Gadishullin e Krimesë nga Ukraina, në vitin 2014.

Moska po ashtu i mbështet separatistët që luftojnë forcat qeveritare në lindje të Ukrainës.

Mbi 13,000 njerëz janë vrarë në këtë konflikt që po ashtu ka nisur në vitin 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)