14 Gusht 2022

Twitter regjistron të hyra rekorde më 2020

New York, 10 shkurt - Gjiganti Twitter ka publikuar të hyra rekorde për çerekun e fundit të vitit 2020, duke shënuar atë që shefi ekzekutiv, Jack Dorsey e ka konsideruar “vit të jashtëzakonshëm” për platformën.

Ky rrjet social ka thënë se të hyrat i janë rritur për 28 për qind, apo në 1.29 miliard dollarë, në krahasim me çerekun e fundit të vitit 2019.

Në janar të këtij viti, Twitter ka bllokuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump nga kjo platformë.

Twitter ka marrë këtë vendim pas trazirave në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar, si pasojë e të cilave mbetën të vdekur pesë persona.

Analistët kanë thënë se kjo gjë mund të ketë ndikim në këtë çerek në të hyrat e kompanisë.

“Ne jemi platformë që është qartazi shumë më e madhe sesa një temë apo një llogari”, ka thënë Dorsey.

Ai ka thënë edhe se 80 për qind e audiencës së Twitterit është jashtë Shteteve të Bashkuara.

Kompania ka paralajmëruar se shpenzimet totale mund të rriten për të paktën 25 për qind këtë vit, meqë planifikon të rrisë stafin për 20 për qind.

Twitter e ka përmbyllur vitin 2020 me më shumë se 5,500 punëtorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 gusht 2022

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni do të bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli nga varrezat civile në Hajvali në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për nder të ditëlindjes së tij. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 12:00)
 
- Mbahet dita e dytë e festivalit “Mal Fest” në Malishevë i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. (Parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- - Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi" behët promovimi i librit "Teknologjia e Lajmit" e autort Zylyftar Bregu ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi poashtu Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi. (Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë, ora 19:30)