19 Prill 2024

Twitter i mbyll përgjithmonë llogarinë ish-presidentit amerikan Trump

Washington, 11 shkurt - Drejtori financiar i faqes së rrjetit social Twitter, Ned Segal tha se ndalesa e vendosur ndaj llogarisë së ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump do të vazhdojë edhe sikur ai të zgjidhet sërish në detyrën e presidentit.

Në një intervistë për televizionin amerikan CNBC, Segal iu përgjigj pyetjeve rreth llogarisë së Trumpit në Twitter, ku ai theksoi se një llogari e mbyllur nuk është e mundur të hapet më dhe se kjo ndalesë është e përhershme.

"Sipas rregullave tona, kur nxirreni nga platforma për shkak të një sjelljeje kundërvajtjeje, nuk lejohet të ktheheni sërish edhe nëse jeni një ish apo zyrtar aktual", tha Segal.

Politikat e kompanisë janë projektuar "për të qenë të sigurt që njerëzit nuk nxiten në dhunë" dhe "shkelësit" nuk lejohen të rikthehen, theksoi drejtori i financave duke vënë në dukje në mënyrë të qartë se Trump nuk do të mund ta përdorë llogarinë e tij në Twitter edhe sikur të zgjidhet sërish presidenti i SHBA-së.

Pasi mbështetësit e Trumpit bastisën Kongresin Amerikan më 6 janar, kompanitë e mediave sociale filluan të aplikojnë censurë serioze ndaj llogarive të Trumpit.

Instagram dhe Facebook bllokuan për një kohë llogarinë e Trumpit ndërkohë që Twitter që nga 8 janari njoftoi pezullimin pa afat të llogarisë së ish-presidentit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)