05 Dhjetor 2022

Twitter-i fshin rreth 6 mijë llogari saudite

New York, 21 dhjetor - Rrjeti social Twitter ka identifikuar dhe hequr rreth 6 mijë llogari që thotë se ishin pjesë e një përpjekje të koordinuar nga agjenci dhe individë që përfaqësojnë qeverinë saudite në funksion të zgjerimit të interesave të tyre gjeopolitike.

Në një postim të premten, përfaqësues të Twitter-in shkruanin se llogaritë e hequra përmbanin mesazhe tejet në favor të autoriteteve saudite dhe synonin kryesisht një “pëlqimin falë një qasje agresiv, rishpërndarjen e mesazhit si dhe përgjigje''.

Shumica e postimeve publikohej në gjuhën arabe. Sipas Twitter-it postimet i jepnin gjithashtu një shtytje diskutimeve në lidhje me sanksionet ndaj Iranit si dhe daljeve të zyrtarëve të qeverisë saudite në mediat perëndimore.

Zhvillimet më të fundit me fushata në mediat sociale të mbështetura nga shteti, vijnë ndërsa kompanitë e teknologjisë kanë rritur përpjekjet për të adresuar çështjen e informacionit të rremë në platformat e tyre, përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane që mbahen vitin e ardhshëm.

Përpjekjet pasojnë gjetjet se rusët kanë mbështetur financiarisht me mijëra reklama të rreme politike gjatë zgjedhjeve të 2016 me qëllimin për të mbjellë mosmarrëveshje mes amerikanëve.

Njoftimi i Twitter-it nënvizon faktin se shqetësimet për informacione të rreme nuk janë të kufizuara në SHBA e Rusi.

“Qeveritë kanë filluar fushata ndikimi në të njëjtën mënyrë sikurse kompanitë tregtare nisin fushatat për të shitur pluhur larës apo makina”, thotë James Ludes, një ekspert për mbrojtjen kombëtare.

Ai thotë se përpjekjet ruse në vitin 2016 treguan se ishte tejet e mundur që “të ndryshohen qëndrimet e publikut përmes përdorimit të qëllimtë të medias sociale”.

Ndërsa përpjekjet për të çrrënjosur këto lloj fushatash mund të duket si një lojë për të fshehur përhapjen reale të problemit, zoti Ludes thotë se kompanitë po dëshmojnë përparim në ndërmarrjen e hapave për të identifikuar dhe çrrënjosur fushatat e manipulimit të drejtuara nga fuqitë e huaja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2022 - Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të nënshkruajë marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus organizojnë tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet lidhur me “Reforma në Drejtësi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston Njazi Thaçin, Luigj Imerin, Perparim Kabashin, Nagip Krasniqin, Faruk Hajrizin, Rrezarta Pllanën, Hysen Fazliun, Musa Misinin, Skender Hazirin, Ali Hamitin, Izet Rushitin dhe Krenar Bujupin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Kabineti i Presidentes,ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-it dhe UN Volunteers shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Parashkrimi i Korrupsionit”, i cili është rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bënë sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Këshilli Rinor Kosovar në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjëve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt do të mbajë panelin e diskutimit dhe aktivitetin ‘Dita e Vullnetarizmit’ me qëllim të promovimit dhe diskutimit rreth punës vullnetare, nevojave të vullnetarëve dhe aktiviteti i tyre në këtë komunë. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 14:00)

- Lëvizja FOL në kuadër të  “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike". (Hotel Sirius, ora 15:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ora 15:45)