02 Shkurt 2023

Trump nënshkruan dekrete që ndalojnë bizneset me TikTok dhe WeChat

Washington, 7 gusht - Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi dy dekrete që ndalojnë individët ose institucionet amerikane të kryejnë biznes me aplikacionet e medias sociale të kompanive kineze TikTok dhe WeChat.

Në dy dekretet e publikuara të ndarë nga njëri-tjetri theksohet se përhapja në SHBA e aplikacioneve mobile të zhvilluara nga kompanitë kineze vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e vendit.

Ndër të tjera në dekret vihet theksi se SHBA-ja për të mbrojtur sigurinë kombëtare, duhet të marrë masa agresive kundër pronarëve të TikTok dhe WeChat.

Bëhet e ditur se dekretet që parashikojnë të parandalojnë individët ose institucionet të kryejnë ndonjë transaksion me TikTok dhe WeChat do të hynë në fuqi pas 45 ditësh.

Në një deklaratë me 3 gusht, Trump njoftoi se do ta ndalojnë platformën e medias sociale me qendër në Kinë, TikTok, nëse dega e saj në SHBA nuk i shitet ndonjë kompanie amerikane.

Duke vënë në dukje se nuk duan që TikTok të jetë nën kontrollin e Kinës për shkak të shqetësimeve për sigurinë, Trump deklaroi se Microsoft ose ndonjë kompani tjetër amerikane e madhe si kjo duhet të blejë degën e TikTok në Amerikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)