01 Shkurt 2023

TikTok, aplikacioni më i shkarkuar në 6-mujorin e parë të sivjetshëm

New York, 3 korrik - Aplikacioni kinez për ndarjen e videove "TikTok" ka arritur në vendin e parë si aplikacioni jo i lojërave më i shkarkuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Ky aplikacion dhe varianti i tij kinez "Douyin" janë instaluar mbi 620 milionë herë në gjashtëmujorin e parë, të ndjekur nga "WhatsApp" and "Zoom".

Aplikacioni ka siguruar mbi 420 milionë dollarë të ardhura gjatë kësaj periudhe, duke u renditur në vendin e tretë për të ardhurat ndër aplikacionet jo të lojërave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)