05 Shkurt 2023

Telegram arrin në mbi 500 milionë përdorues

Bruksel, 13 janar - Themeluesi i aplikacioni për mesazhe Telegram, Pavel Durov, ka bërë të ditur se aplikacioni i tij ka arritur në mbi 500 milionë përdorues aktivë, duke regjistruar 25 milionë përdorues të ri në 72 orët e fundit.

Durov tha se numri i përdoruesve tejkaloi shifrën 500 milionë gjatë javës së parë të vitit të ri.

"25 milionë përdorues janë bashkuar me aplikacionin Telegram në 72 orët e fundit. 38 për qind e tyre janë nga Azia, 27 për qind nga Evropa dhe 21 për qind nga Amerika Latine", tha Durov, duke treguar se numri i përdoruesve vazhdon të rritet.

Shërbimi i mesazheve WhatsApp javën e kaluar detyroi shumë përdorues të bien dakord për rregullat e reja të privatësisë për ndarjen e të dhënave personale me kompaninë Facebook.

Përdoruesit nuk do të mund të përdorin shërbimin e aplikacionit WhatsApp nëse nuk i pranojnë kushtet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)