18 Prill 2024

Teknologjia dixhitale 3D mund të shfaq probleme tek disa persona

SHBA, 8 mars - Jo të gjithë njërëzit mund të shohin mrekullinë e teknologjisë, atë 3D. Sipas Dr John Hagan, njerëzit me probleme të muskujve të syrit, kur të dy sytë nuk janë të drejtuar saktësisht te i njëti objekt, kanë probleme në shquarjen e imazheve 3D.

Ekspertët thanë se nuk ka studime për një vlerësim të saktë të mundësisë së dhimbjes së kokës pas shikimit të një filmi në 3D, por Rick Heineman, zëdhënës i kompanisë RealD, që furnizon teatrot e kinemave me pajisjet 3D, tha se dhimbjet e kokës dhe të përzierat ishin arsyeja e parë që teknologjia 3D nuk u zgjerua që në fillim.

Kompania, e cila instalon pajisjet 3D në 90 për qind të kinemave amerikane më këtë kapacitetet dhe ka kontrata biznesi me Sony Corp, Panasonic, JVC, Toshiba Corp dhe Direct TV, tha se avancimet e fundit të teknologjisë kanë adresuar shumicën e problemeve tipike të shkaktuara nga filmat 3D.

Ekpserti Heineman shton se teknologjia e vjetër 3D përfshinte përdorimin e dy projektorëve, njëri për imazhet e syrit të djathtë e tjetri për ato të të majtit. Duke përdorur syzet 3-dimensionale spektatorët mund të shihnin imazhe të ndryshme në secilin sy.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)