03 Shkurt 2023

STIKK organizon Tech Festivalin “KosICT 8”

Prishtinë, 21 tetor - Me 24 dhe 25 Tetor 2019 në ambientet e “Kino Armatës” dhe në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”  në Prishtinë mbahet konferenca më e madhe në rajon në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit.

Sivjet është viti i 8-të i organizimit të konferencës më të madhe në rajon KosICT. Kësaj radhe, tema kryesore e KosICT-së do të fokusohet në “OUTSOURCING” dhe ndikimi i tij në zhvillimin e ekonomisë lokale, si dhe në ndryshimet në strukturat e kompanive për tu adaptuar me trendet dhe nevojat globale në mënyrë që ta ngrisin nivelin e konkurueshmërisë dhe kualitetin e shërbimeve të ofruara.

Qëllimi kryesor i KosICT është që të mbulojë tema të ndryshme që lidhen me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, që janë në trend global dhe kanë ndikuar në industrinë tonë. KosICT promovon sektorin e TIK-ut në Kosovë dhe në rajon duke theksuar përvojat e 28 folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe lokalë (psh. Iva Matasich, që në prezantimin e saj si folëse kryesore do të flas mbi zhvillimin e biznesit; Kerry Pearce, Chief Product Officer dhe Senior Vice President of Engineering në UberMedia me një përvojë të gjatë ne udhëheqje, organizim dhe motivim te ekipeve; Markus Neubauer, themelues dhe CEO i Silbury Deutschland si dhe shumë të tjerë).

Përveç fjalimeve dhe paneleve tematike në skenën kryesore, në skenën dytësore do të ketë prezantime teknike per zhvilluesit softuerik, do të mbahet edhe panairi i start-upeve, poashtu do të jetë edhe gara e fëmijëve programera si dhe garat ne eSports.

Gjatë 7 edicioneve te kaluara të konferencës, më shumë se 5000 pjesëmarrës të sektorit të TIK patën rastin te dëgjojnë dhe mësojnë gjëra të reja nga ekspertët e fushave aktuale si: Digital Transformation, the future of Nearshoring/Outsourcing, Entrepreneurship, IoT; Crowd Funding, Open Innovation etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)