01 Shkurt 2023

SpaceX dërgon në orbitë 60 satelitë të internetit

Florida, 4 qershor - Prodhuesi amerikan i raketave, satelitëve dhe anijeve kozmike SpaceX, dërgoi në hapësirë 60 satelitë të tjerë që janë pjesë e rrjetit satelitor të internetit Starlink.

Raketa Falcon u ngrit nga kompleksi "Space Launch Complex 40" në Stacionin e Forcave Ajrore "Cape Canaveral" në Florida.

Sipas Space.com, ky ishte lançimi e pestë i raketës Falcon 9, ndërsa pjesa e jashtme e saj e bardhë është djegur nga udhëtimet e saj të mëparshme në atmosferë.

Raketa u përdor më parë për lëshimin e grupeve satelitore Starlink dy herë, një herë grupet satelitore të komunikimeve "Iridium NEXT" dhe një herë një satelit komunikimi shtetëror kanadez.

Udhëtimi i parë "Crew Dragon" i SpaceX që transportoi dy astronautë amerikanë të NASA-s, Robert Behnken dhe Douglas Hurley, u arriti në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) në muajin e kaluar.

Ata ishin amerikanët e parë që u lançuan nga një raketë amerikane nga toka amerikane në stacionin hapësinor pas gati një dekade.

Si pjesë e projektit Starlink, kompania planifikon të lançojë gjithsej 12 mijë satelitë të internetit deri në vitin 2027.

Siç theksohet në faqen e saj të internetit, kompania SpaceX e themeluar në vitin 2002, synon të revolucionarizojë teknologjinë e hapësirës, me qëllimin përfundimtar të aftësojë njerëzit të jetojnë në planete të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)