19 Prill 2024

Shumë punëtorë të Twitter largohen nga puna

New York, 18 nëntor - Pas thirrjes që pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk u bëri punonjësve që të jenë të gatshëm të punojnë me orë të zgjatura ose të largohen, shumë prej tyre kanë filluar të dalin nga kompania.

Portali "The Verge", i cili merret me lajme nga bota e teknologjisë, bëri të ditur se mesazhet për largimin nga puna të punonjësve të shumtë janë komunikuar përmes Slack, një kanal për komunikim të brendshëm në Twitter.

"Kështu, pas 12 vitesh u largova nga Twitter-i", ka shkruar inxhinieri Satanjeev Banerjee.

Një punonjës tjetër shkroi se ai "përfundoi punën në Twitter 1.0" dhe se "nuk dëshiron të jetë pjesë e Twitter-it 2.0".

"Nga ky vend po largohen të gjithë ata që e bënë të veçantë. Stafi që mbetet, sado që të punojë, do ta ketë të vështirë të shpëtojë Twitter-in", ka shkruar një nga punonjësit.

Nga ana tjetër, gazeta "The New York Times" njoftoi se Musk u takua me "punonjësit, puna e të cilëve është kyçe" dhe u përpoq të parandalojë largimin e tyre.

"Me padurim presim të punojmë me ju në të ardhmen emocionuese të Twitter-it", shkroi ai në një mesazh për disa punonjës që publikoi CNN.

"The New York Times" raportoi se Twitter për shkak të largimit të punonjësve mbylli përkohësisht zyrat e saj ndërsa në një njoftim tjetër thuhet se zyrat do të hapen më 21 nëntor, por nuk dihen detaje për arsyet e mbylljes.

Të mërkurën, kur Musk u bëri thirrje punonjësve që të përgatiten për orë të gjata ose të largoheshin brenda 36 orëve, kompania kishte 2.900 punonjës.

Musk në një e-mail shkroi se ata që do të largohen do të marrin kompensim në vlerën e të paktën tre pagave.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)