03 Shkurt 2023

SHBA padit 80 persona për mashtrime në internet

Los Angelos, 23 gusht - Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se kanë paditur 80 persona, shumica prej tyre nigerianë, për shkak të pastrimit të parave, që u ka kushtuar viktimave miliona dollarë përmes mashtrimeve në internet.

Prokurorët kanë thënë se kanë ngritur paditë pasi 17 persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje në Shtetet e Bashkuara, kryesosht në Los Angjelos.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka thënë se pjesa tjetër e personave të paditur janë në Nigeri.

Sipas zyrtarëve amerikanë, të dyshuarit supozohet se kanë shënjestruar personat që jetojnë vetëm, të vjetrit, dhe biznese të vogla përmes skemave të mëdha, që kanë synuar të bindin viktimat për të dërguar të holla nga interneti.

“Disa viktima kanë humbur qindra mijëra dollarë, shumica prej tyre të vjetër”, ka thënë Departamenti i Drejtësisë.

Vjedhjet është thënë të kenë arritur në 46 milionë dollarë.

Në padi është cituar edhe rasti i një lidhjeje 10-mujore në mes të një gruaje japoneze dhe një kapiteni të supozuar të ushtrisë amerikane, të angazhuar në Siri.

Gruaja ka përfunduar duke humbur 200,000 dollarë amerikanë, pasi ka huazuar të holla nga motra, ish-burri dhe miqtë, për t’i ndihmuar kapitenit që të kontrabandojë diamante nga Siria.

Në realitet nuk ka pasur diamante dhe as kapiten, por vetëm një mashtrim i kryer nga një rrjet ndërkombëtar i hajdutëve kibernetikë që ka funksionuar nga Llos Angjellesi dhe Nigeria.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)