01 Shkurt 2023

Seria e Samsung Galaxy Note20 e disponueshme në Kosovë

Prishtinë, 21 gusht - Për kënaqësinë e të gjithë fansave të inovacionit dhe telefonave më të mirë inteligjentë, pajisjet e reja Samsung Note20 do të mbërrijnë sot në tregun kosovar.

Këto janë pajisjet më të fuqishme Note deri më tani - Galaxy Note20 dhe Galaxy Note20 Ultra, qëllimi i të cilave është të sigurojnë një përvojë moderne dhe unike të përdoruesit.

Krijuar për të çuar produktivitetin personal në një nivelin tjetër, seria e Galaxy Note20 ju lejon të merreni me angazhimet private dhe të punës -në çdo kohë, kudo.

Përveç dizajnit mahnitës, këto pajisje janë të pajisura me mjete të dobishme, të tilla si S Pen i avancuar, Samsung Notes, tastierë Book Cover dhe maus Bluetooth-i.

 Më i saktë se kurrë më parë, S Pen i ri lejon përdoruesit të mbajnë shënim idetë në mënyrën më të mirë, në momentet e frymëzimit.

Për të krijuar kujtime të momenteve  të bukura dhe për të siguruar fotografitë më të pastra dhe më të mira, seria e re Note20 vjen me tre kamera. 

Galaxy Note 20 Ultra është i pajisur me një kamera me kënd ultra të gjerë 12 MP, kamera me kënd me gjerësi 12 MP dhe kamera telefoto 64 MP, ndërsa Galaxy Note20 Ultra vjen me një kamera me kënd ultra të gjerë 12 MP, kamera me kënd të gjerë 108 MP dhe kamera telefoto 12 MP .

“Së fundmi Samsung prezantoi pesë pajisje të ekosistemit Galaxy të dizajnuara për punë dhe argëtim dhe ajo që na bën veçanërisht të lumtur është lançimi i serive Galaxy Note20. Këto pajisje funksionojnë në mënyrë perfekte së bashku për ta bërë më të lehtë jetën tonë të përditshme, të punojmë më shpejt dhe me efikasitet, dhe në fund të fundit na lënë më shumë kohë për të dashurit."

"Ato janë gjithashtu një shembull i një teknologjie të jashtëzakonshme që funksionon si një kompjuter dhe ofron një përvojë të vërtetë të lojërave, "tha Pavle Zobundžija, Drejtor i Komunikimeve në Samsung Electronics Adriatic.

Seria e re Galaxy NOTE20 është krijuar për të përmbushur nevojat specifike të tregut të sotëm të smartphone-ve falë një eksperience superiore të ekranit, kamerës dhe lojrave.

Zgjidhni të preferuarin tuaj midis pajisjeve Galaxy NOTE20. Modelet Note20 janë në dispozicion në ngjyrat  bronz mistik, e gjelbër mistike, gri mistike me një çmim të sugjeruar me pakicë prej 1.039 euro dhe Galaxy Note20 Ultra 5G modelet në bronz mistike, i zi mistik, i bardhë mistik me një çmim të rekomanduar me pakicë prej 1.299 euro.

Me serinë e re Galaxy Note20, nesër do të fillojnë shitjet e tabletave të rinj Samsung Galaxy Tab S7 dhe S7 +, si dhe kufjet inovative pa tel Galaxy Buds Live, të cilat plotësojnë në mënyrë të përkryer serinë e re të telefonave inteligjentë Note. Më shumë informacion në lidhje me serinë Note20 mund të gjeni këtu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)