19 Prill 2024

Samsung zbulon modelin Galaxy A52 dhe A72

Seul, 18 mars - Samsung Electronics zbuloi sot Samsung Galaxy A52 dhe A72, duke e bërë inovacionin e fuqishëm të arritshëm për të gjithë.

Seria e fundit Samsung Galaxy A ju lejon të komunikoni dhe të shprehni veten me një aparat fotografik të mrekullueshëm, të zhyteni në një përvojë të qartë shikimi me një ekran dinamik dhe të gëzoni më shumë qetësi me karakteristikat inovative të Galaxy duke përfshirë rezistencën ndaj ujit dhe një bateri të qëndrueshme për një kohë të gjatë.

Seria Galaxy A gjithashtu do të zgjerojnë përvojën tuaj në celular duke siguruar qasje në ekosistemin më të gjerë Galaxy të pajisjeve të lidhura, të tilla si Galaxy Buds Pro, Galaxy SmartTag dhe Galaxy Tab.

“Samsung përpiqet t’u japë konsumatorëve atë që duan dhe për të cilën kanë më shumë nevojë. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm një vizion për seritë Galaxy A për të demokratizuar inovacionet Galaxy për të gjithë," tha Dr. TM Roh, Presidenti dhe Drejtor i Komunikimeve Mobile, në Samsung Electronics.

"Galaxy A52 dhe A72 kapsulojnë filozofinë e markës Galaxy me inovacione, shërbime dhe karakteristika të fundit me një çmim të arritshëm."

Samsung ka vendosur standarte të larta për cilësinë e kamerës dhe Galaxy A52 dhe A72 nuk ndryshojnë. Duke vënë në dispozicion inovacionet emocionuese të kamerës për serinë e re Galaxy A, ju mund të shijoni foto dhe video më argëtuese dhe të gjithanshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)