20 Prill 2024

Samsung parshikon fitim rekord

Seul, 7 prill - Korrporata korenojugore Samsung sot bëri të ditur se pret profit rekord në kuartalin e parë të këtij viti, në të cilin parasheh shkallë dyshifrore të rritjes së shitjes.
 
Prodhuesi kryesues botëror i televizioneve pret që fitimi operativ në tre muajt e parë të këtij viti të jetë katër miliardë dollarë, që do të ishte për shtatë herë më shumë se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
 
Samsung është prodhuesi më i madh në botë i televizioneve me ekran të rrafshtë, çipave kompjuterike dhe prodhuesi i dytë i telefonave celularë, pas Nokia-s finlandeze.
 
Kompania pret që vitin 2010 ta përfundojë me rritje të fuqishme të fitimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)