29 Mars 2024

Opera Mini në iPhone

SHBA, 14 prill - Pronarët e iPhone gjatë ditës së sotme më në fund do të mund të instalojnë shfletuesin Opera në pajisjen e tyre të adhuruar.

Pas pothuajse një muaj pritjeje është miratuar hyrja e Opera Mini në dyqanin online të aplikacioneve Apple App Store.

Opera e ka paraqitur shfletuesin Opera Mini në dyqanin App Store më 23 mars, pas së cilës është pritur miratimi i paraqitjes së saj në App Store.

Shumë media kishin supozuar se Apple nuk do të miratojë hyrjen e Opera Mini në App Store, mirëpo kjo megjithatë nuk ndodhi.

Sipas pohimeve nga Opera, versioni i shfletuesit të tyre mobil për shkak të kompresionit dhe teknologjive tjera që përdorë është gjashtë herë më i shpejtë sesa shfletuesi i rëndomtë në iPhone.

Gjatë ditës së djeshme, Opera ka raportuar se me shfletuesin e saj, në version klasik apo mobil, e përdorin mbi 100 milionë përdorues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)