11 Gusht 2022

OAK rikërkon vendosjen e rregullave për përdorimin e IP adresave

Prishtinë, 2 gusht - Paraqitja e problemeve me IP adresat nga opertorët kabllor, vendosja e rregullave për përdorimin e IP adresave, nxjerrja e një rregullore që do të obligonte opertorët për marrjen e IP adresave nga Shqipëria deri në marrjen e IP-ve zyrtare të Kosovës si dhe aranzhimi i takimit me operatorët ishin disa nga çështjet kryesore të cilat u diskutuan në mes Odës së Afarizmit të Kosovës dhe përfaqësueseve të bordit të ARKEP.

OAK përgjatë këtij takimi ngriti për të disatën herë tashmë, problemin e provajderëve me përdorimin e IP adresave të shtetit Serb, duke bërë kështu që me këtë veprim të dëmtohen qytetarët dhe bizneset.

Kryetari i bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Nazim Rahimi duke falënderuar OAK-në për inicimin e këtij takimi theksoi se ARKEP është i gatshëm të ndihmoj dhe të bashkëpunoj në ngritjen dhe zgjidhjen e kësaj çështje. Kryetari Rahimi poashtu potencoi se do të inicoj aranzhimin e një takimi me opertorët për të parë nga afër se pse është duke ndodhur një gjë e tillë.

OAK ka lobuar edhe më herët tek Institucionet vendore që të bëhet ky ndryshim i IP adresave nga Serbia apo Mali i Zi në ato të Shqipërisë, gjë e cila falë bashkëpunimit të ndërsjelltë është arritur. Megjithatë kohët e fundit po vërejmë që operatorët kanë kthyer përsëri IP adresat e mëparshme.

Oda e Afarizimit të Kosovës në vazhdimësi është duke pranuar ankesa nga qytetarët dhe nga biznesi i mediave, tek të cilat në fund të faqeve po shfaqen reklama në gjuhen serbe, ku me këtë rast në vend që të ofrohen reklama dhe oferta në gjuhën shqipe, qytetarëve dhe bizneseve po i ofrohen ato nga një shtet i huaj konkretisht nga Serbia, që është kundër Republikës së Kosovës.

Si odë kërkojmë fuqishëm që kjo çështje të procedohet tutje, duke pasur parasysh interesin shtetëror, ekonomik dhe qytetar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)