29 Mars 2024

Nokia 3310, telefoni më popullor në histori

Helsink, 24 mars - Kompania finlandeze Nokia njoftoi se telefoni celular më popullor në histori është modeli 3310.

Mobitel Nokia 3310 është prezantuar në fund të vitit 2000, ndërsa kompania e ka shitur në më shumë se 120 milionë njësi, të ardhurat nga i cili kanë kontribuar edhe në vet rritjen e kompanisë.

Pajisja ka disa avantazhe kryesore krahasuar me modelet tjera të asaj kohe, dizajn kompakt dhe karakteristike të mira teknike.

Rënia e çmimit, pak pas prezantimit, ka ndikuar në rritjen e shitjes, ndërsa edhe operatorët kanë qenë të lumtur me këtë model, pasi që kanë tërhequr numër të madh të përdoruesve të rinj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)