30 Janar 2023

NATO do të ndërtojë një qendër të misioneve hapësinore në Gjermani

Bruksel, 23 tetor - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg konfirmoi se aleanca ushtarake do të krijojë një qendër hapësinore në bazën e Komandës Ajrore të Forcave Aleate në Ramshtajn të Gjermanisë.

Duke folur në Bruksel pas një konference virtuale të ministrave të jashtëm të NATO-s, Stoltenberg konfirmoi njoftimet në lidhje me qendrën hapësinore të bëra më parë këtë javë nga agjencitë evropiane të lajmeve.

"NATO është e vendosur të ruajë avantazhin e saj në të gjitha fushat", tha ai, duke përfshirë "tokën, detin, ajrin, fushën kibernetikën dhe hapësirën".

Gjatë një takimi dhjetorin e kaluar, Stoltenberg deklaroi "hapësirën si një fushë operacionale për NATO-n. Dhe sot ne bëmë një hap tjetër të rëndësishëm".

Në komentet e tij, shefi i NATO-s tha se qendra hapësinore e Komandës Ajrore Aleate do të ndihmonte për të koordinuar aktivitetet hapësinore të aleatëve dhe për të siguruar mbështetje për misionet dhe operacionet e NATO-s nga hapësira duke përdorur komunikimet satelitore dhe imazhet. Stoltenberg tha se qendra gjithashtu do të ndihmonte në mbrojtjen e sistemeve hapësinore aleate të NATO-s duke shpërndarë informacione rreth kërcënimeve të mundshme.

Stoltenberg ka thënë vazhdimisht se NATO nuk ka interes në "militarizimin" e hapësirës. Por të enjten, ai tha se kërcënimet ndaj satelitëve të NATO-s dhe sistemeve hapësinore janë reale.

"Për shembull," tha ai, "Rusia dhe Kina tani po zhvillojnë aftësi që mund të verbojnë, shkatërrojnë satelitët, të cilat do të kenë një ndikim të rëndë si për ushtrinë ashtu edhe aktivitetet civile në terren."

Stoltenberg gjithashtu tha se ministrat e jashtëm të NATO-s shprehën shqetësimin në lidhje me arsenalin në rritje rus të raketave të sofistikuara bërthamore dhe rëndësinë e zgjatjes nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të traktatit START i Ri.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ndërprerjen e të gjitha armiqësive midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin e debatueshëm të Nagorno-Karabakut. Ky rajoni ndodhet brenda Azerbajxhanit por ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene të mbështetura nga Armenia që kur përfundoi lufta atje në vitin 1994.

Luftimet aktuale në Nagorno-Karabak shënojnë përshkallëzimin më të madh të konfliktit që nga përfundimi i luftës. Stoltenberg i bëri thirrje Turqisë që "të përdorë ndikimin e saj të konsiderueshëm në rajon për të ulur tensionet".

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)


- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)