02 Shkurt 2023

MPBAP pranoi donacion nga UNDP

Prishtinë, 1 qershor - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në emër të Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka pranuar donacion një softuer analitik nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.

Ky softuer do të jetë një ndihmesë  për menaxhimin më të mirë të situatës së shkaktuar nga pandemia e virusit Covid-19.

Këtë donacion e pranoi u.d. sekretarja e MPBAP-së, znj, Drita Hasani, e cila e falënderoi UNDP për bashkëpunim dhe mbështetjen e dhënë me këtë rast.

Në anën tjetër, Zëvendës Koordinatorja e Programit në UNDP, znj. Marta Gazideda theksoi se UNDP do të vazhdojë të përkrahë edhe më tej institucionet e Republikës së Kosovës, me qëllim të përballimit sa më të mirë të pandemisë së koronavirusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)