16 Gusht 2022

Miliarderi Branson bën udhëtimin e parë në hapësirë

Florida, 11 korrik - Miliarderi Richard Branson ndërmori të dielën aventurën e tij më të guximshme – një fluturim në hapësirë brenda anijes së hapësirës së kompanisë së tij.

Në praninë e një turme prej më shumë se 500 personash që shikonin, një avion me të cilën ishte e bashkangjitur raketa e zotit Branson, u nis për fazën e parë të fluturimit. Në bord ishin zoti Branson dhe pesë pjesëtarë ekuipazhi nga kompania e tij Virgin Galactic.

Mjeti hapësinor u shkëput nga avioni më i madh në një lartësi prej 13 kilometrash, aktivizoi motorin dhe më pas arriti në skajin e hapësirës në një lartësi prej 88 kilometrash. Pas disa minutash pa gravitet për ekuipazhin, aeroplani hapësinor u ul në pistë.

Fluturimi synonte të rriste besimin për Virgin Galactic, e cila planifikon të fillojë të marrë pasagjerë me pagesë vitin e ardhshëm.

Branson, duket se donte të fitonte garën e hapësirës ndaj miliarderit tjetër Jeff Bezos, duke u nisur për fluturimin në hapësirë nëntë ditë para tij.

Ai nuk pritej të fluturonte deri vonë këtë verë, por planifikoi udhëtimin më të hershëm pasi Bezos njoftoi planet për të fluturuar me anijen e tij nga Teksasi më 20 korrik.

Më shumë se 600 njerëz kanë bërë tashmë rezervime për një udhëtim në hapësirë me Virgin Galactic.

Blue Origins zotit Bezos ende nuk ka filluar të shesë biletave apo të bëjë të njohur çmimin e tyre, por në fund të javës së kaluar tha në Twitter se do t'i dërgonte pasagjerët në lartësi më të madhe dhe se anija e tij do të kishte dritare më të mëdha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)