16 Gusht 2022

Microsoft i jep goditjen e madhe Rusisë

Washington, 4 mars - Microsoft, një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë, ka ndaluar së bëri biznes në Rusi. Vendimin e ka njoftuar vetë kompania nëpërmjet një deklarate zyrtare.

“Po ndalojmë shumë aspekte të biznesit tonë në Rusi në përputhje me vendimet e sanksioneve qeveritare”, theksonte deklarata.

Firma tha gjithashtu në deklaratë  se “veproi kundër pozicionimit rus, masave shkatërruese ose përçarëse kundër më shumë se 20 organizatave të qeverisë ukrainase, IT dhe sektorit financiar”.

Microsoft tha po ashtu se është në kontakt me stafin që është dashur të largohen nga Ukraina dhe do të punojë me SHBA, Britaninë dhe BE për vijimësinë e punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)