28 Mars 2024

Krimi në internet, ekonomia e tretë më e madhe në botë

Davos, 8 shkurt - Një fjalëkalim mund të vlejë edhe 500 dollarë. Kjo është ajo që kanë zbuluar disa studiues, të cilët kanë demonstruar se si një grup hakerash në Korenë e Veriut kanë vënë në shënjestër punonjës të nivelit të lartë në banka, kompani ndërtimi, apo banka.

Dhe është e lehtë të imagjinohet se çfarë mund të bësh me fjalëkalimin e një menaxheri banke, apo një kompanie ndërkombëtare të barnave.

Sipas studiuesve, hakerat identifikojnë viktimat dhe i studiojnë ata për muaj me radhë, para se të veprojnë dhe t’i vjedhin llogaritë.

Dëmi i shkaktuar nga sulmet në internet, sipas tyre në vitin 2021, kjo për shkak se sulmi do të rritet në mënyrë eksponenciale dhe deri në vitin 2023, numri i pajisjeve të lidhura në rrjet do të trefishohet.

Krimi Kibernetik, i përcaktuar nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos si “ekonomia e tretë në botë”, mund të shkaktojë një dëm prej rreth 10 milion dollarë në sekondë.

Sipas tyre krimi kibernetik është problemi numër një i njerëzimit, duke paralajmëruar se një sulm kibernetik është i aftë të paralizojë një organizatë, një qytet apo një komb të tërë dhe për këtë arsye “ajo duhet të konsiderohet si një armë bërthamore”.

Sfida për industrinë kibernetike nuk është aspak e lehtë, pasi vetëm në vitin 2021, ata do të duhet të mbrojë 300 miliardë fjalëkalime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)