20 Prill 2024

Kompjuteri Ipad doli në shitje

SHBA, 16 mars - Ka një të re të vogël sa i përket risisë më të fundit teknologjike të bosit të “Apple”, Steve Jobs. Kompjuteri më i fundit i kësaj kompanie iPad nuk do të ketë telekamerë të instaluar.

Prej 24 orësh amerikanët e blejnë në dyqanet online të Apple produktin më të ri teknologjik të saj. Produkti që aktualisht është hedhur në treg ka vetëm me sistem ndërlidhës wireless dhe nuk kanë lidhje me celular.

Ndërsa modelet e tjera që kanë të instaluar sistemin i3G do të dalin në shitje në fund të prillit veç të tjerash dhe në vendet të ndryshme të Evropës.

Ka dy mënyra për të blerë produktin. Ose porositet në dyqanet online të Apple dhe të vjen në shtëpi pa asnjë pagesë shtesë, ose porositet gjithnjë online, por tërhiqet nga dyqanet e Apple që prej 3 prillit.

Për SHBA-në çmimi bazë i lap-topit do të jetë 449 dollarë deri në 699 për versionin më të avancuar. Në Evropë çmimet nuk janë bërë ende të njohura.

Nga të rejat më të fundit thuhet se iPad do të ofrojë lehtësi të jashtëzakonshme për sa i përket leximit të librave online me programin e Apple, “iBooks”, i cili në versionet bazë duhet të shkarkohet pas blerjes së produktit, sepse nuk është i instaluar.

Janë shfaqur dhe problemet e para për sa i përket leximit të gazetave të përditshme. Edhe “Nju-Jork Tajms”, e cila ishte shprehur shumë entuziaste fillimisht për produktin, është tërhequr disi këto kohët e fundit, pasi ka pasur probleme me adaptimin e programit që do të lexojë lajmet e saj.

Gazeta pritet të hedhë lajmet për herë të parë për transmetim pas muajit prill. Deri tani gjërat po shkojnë shumë mirë për sa i përket shitjes së produktit. 20 mijë porosi në orë. Jo keq Steve Jobs.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)