19 Gusht 2022

Kina lanson një satelit të ri të parashikimit të motit

Pekin, 5 korrik - Kina sot lansoi satelitin e saj të ri Fengyun-3E për parashikimin e motit në hapësirë, njoftoi media shtetërore.

Sateliti është i pajisur me 11 sensorë nga distanca të cilat pritet të "përmirësojnë saktësinë e parashikimit të motit", sipas agjencisë së lajmeve Xinhua. Ai u lançua nga Qendra e Lançimit të Satelitëve Jiuquan në shkretëtirën Gobi të Kinës veriperëndimore.

Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës (CNSA) tha se sateliti meteorologjik "është projektuar me një jetëgjatësi prej tetë vjetësh dhe kryesisht do të matë temperaturën atmosferike, lagështinë dhe parametrat e tjerë meteorologjikë për aplikimet parashikuese numerike, duke përmirësuar kapacitetin e parashikimit të motit të Kinës".

Me futjen në përdorim të këtij sateliti të ri, autoritetet kineze të hapësirës do të jenë në gjendje të monitorojnë dhe raportojnë mbulimin global të borës dhe akullit, temperaturën e sipërfaqes së detit, katastrofat natyrore dhe ekologjinë "për t'iu përgjigjur më mirë ndryshimeve klimatike dhe për të parandaluar dhe zbutur katastrofat meteorologjike".

"Sateliti do të monitorojë mjediset diellore dhe hapësinore dhe efektet e tyre, si dhe të dhënat jonosferike për të përmbushur nevojat e parashikimeve të motit hapësinor dhe shërbimeve mbështetëse”, shtoi CNSA.

Ndërkohë, tre astronautë kinezë të dielën përfunduan "të gjitha detyrat për aktivitetet e tyre të para jashtë anijes kozmike në hapësirë".

Kina dërgoi astronautët në hapësirë në bordin e anijes kozmike Shenzhou-12 më 17 qershor.

Dy nga tre astronautët kishin dalë nga moduli kryesor Tianhe i stacionit hapësinor të Kinës të dielën, tha Agjencia Kineze Hapësinore.

Ata instaluan mbajtëset e këmbëve dhe platformat e punës jashtë anijes kozmike në krahun mekanik për rreth shtatë orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2022 - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

= Mbahet ceremonia solemne e vënies se gurthemelit të ndërtesës së re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” tek ish objekti i KRU “Mitrovica”. (Rruga “Bislim Bajgora” Mitrovicë, ora 12:00)