28 Mars 2024

Kina do të lëshojë satelitin e parë me teknologjinë 5G

Pekin, 13 dhjetor - Sateliti i parë kinez i brezit të gjerë 5G i orbitës së ulët të Tokës planifikohet të niset në fund të dhjetorit, njoftoi të martën një kompani tregtare e hapësirës ajrore me qendër në Pekin.

"Galaxy Space", një nga tre firmat kryesore në botë që punojnë në sektorin e internetit bazuar në hapësirë, tha se sateliti i prodhuar prej tij është i aftë të transmetojë të dhëna me shpejtësi deri në 10 Gbps dhe mund të mbulojë një sipërfaqe prej 300 000 kilometrash katrorë - një zonë 50 herë më e madhe se sipërfaqja e qytetit të Shangait.

Zhvillimi i internetit me bazë në hapësirë ​​është i rëndësishëm për të ardhmen e hulumtimit të teknologjisë ajrore të Kinës, tha Xu Ming, themeluesi i "Galaxy Space".

Sipas tij, krahasuar me rrjetet e të dhënave që mbështeten në stacionet bazë të fibrave optike ose mikrovalë për të siguruar qasje në rrjet afër tokës, shërbimet e internetit me bazë në hapësirë mund të ofrojnë qasje në të dhëna në lartësi më të mëdha dhe investimi në rrjet është vetëm një përqind e kostos së ndërtimit të një rrjeti 4G, .

Më shumë se katër miliardë veta në të gjithë botën aktualisht nuk kanë qasje në internet, dhe Xu thekson se mbulimi me internetin në hapësirë ​​do të përmbushë kërkesën e tyre. "Këtu ka mundësi të jashtëzakonshme tregtare për projektin në të ardhmen," mendon ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)