19 Mars 2024

Kanadaja ndalon kompaninë kineze Huawei nga rrjeti 5G

Otava, 20 maj - Kompanitë që shpërndajnë rrjetin nuk do të lejohen që të instalojnë pajisje të kompanisë Huawei në rrjetet e tyre me shpejtësi të lartë 5G, tha Qeveria kanadeze, duke iu bashkuar aleatëve të tjerë në ndalimin e kësaj kompanie kineze të teknologjisë.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Australia, Zelanda e Re dhe shtete të tjera më herët kanë ndaluar apo kufizuar pajisjet nga Huawei në rrjetet e tyre 5G.

“Ne po njoftojmë për qëllimin tonë që të ndalojmë përfshirjen e produkteve dhe shërbimeve të Huawei dhe ZTE në sistemet e telekomunikacionit”, tha ministri i Industrisë, François-Philippe Champagne.

Në ndalesën e Kanadasë përfshihet edhe ZTE, kompani tjetër e madhe kineze e teknologjisë, që është në pronësi të shtetit.

Champagne shtoi se “ofruesve të rrjetit që tashmë e kanë të instaluar këtë pajisje do t’iu kërkohet që t'i heqin nga përdorimi”. Ai tha se kompanitë kanadeze që kanë përdorur pajisjet e kompanive kineze, nuk do të kompensohen.

“Ka shumë aktorë armiqësorë që janë të gatshëm të shfrytëzojnë dobësitë në mbrojtjen tonë”, tha ministri kanadez i Sigurisë Publike, Marco Mendicino.

Kina e ka dënuar këtë vendim duke thënë se kjo është një formë e “manipulimit publik” që u krye në koordinim me SHBA-në dhe që ka për qëllim “shtypjen” e kompanive kineze, në kundërshtim me parimet e tregut të lirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)