11 Gusht 2022

Japonia e quan Kinën, Rusinë dhe Korenë e Veriut si kërcënime të sulmeve kibernetike

Tokio, 28 shtator - Qeveria e Japonisë ka miratuar një draft të strategjisë për sigurinë kibernetike, duke i quajtur Kinën, Rusinë dhe Korenë e Veriut si "kërcënime të sulmeve kibernetike".

Shefi i Sekretarit të Kabinetit, Katsunobu Kato vlerësoi draftin gjithëpërfshirës që mbulon 3 vitet e ardhshme në Qendrën kombëtare për strategjinë e sigurisë kibernetike (NISC) dhe përgatitjen e situatave.

Duke i kërkuar NISC të bashkëpunojë me administratat vendore në këtë fushë, Kato bëri thirrje për zbatimin e qëndrueshëm të masave në strategji dhe për të fituar besimin e publikut.

Kato tha se morën parasysh mundësitë e sulmeve kibernetike në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 dhe se me masat e marra nuk kishte sulme që "do të ndikonin në turne".

Sipas agjencisë Kyodo, strategjia e miratuar theksoi se për herë të parë, qeveria japoneze i konsideron fqinjët e saj Kinën, Rusinë dhe Korenë e Veriut si "kërcënime të sulmeve kibernetike".

Quad dhe ASEAN

Më tej thuhet se në strategji këto tre vende ishin të dyshuara për "përfshirje në aktivitete kibernetike armiqësore" dhe se "hapësira kibernetike po përparon me shpejtësi drejt fazës kritike".

Ndërkaq raportohet se Japonia do të përdorë "kundërmasa të forta me metoda dhe kapacitete efektive", përfshirë ndërhyrjen diplomatike dhe ndjekjet penale kundër aktiviteteve të mundshme.

Gjithashtu tërhiqet vëmendje për rëndësinë e garantimit të sigurisë së infrastrukturave kritike siç janë kabllot nëndetëse kundër rreziqeve të eliminimit të aktiviteteve ekonomike.

Si një nga premtimet e qeverisë, theksohet gjithashtu rëndësia e Agjencisë së Digjitalizimit, e cila u vu në shërbim në fillim të muajit në kuadër të digjitalizimit të shërbimeve publike.

Sipas strategjisë, Japonia do të rrisë bashkëpunimin e saj në fushën e sigurisë kibernetike me partnerët e saj në aleancën Quad, me SHBA-në, Indinë dhe Australinë.

Nga ana tjetër, do të bëhet bashkëpunim me vendet e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) për të realizuar vizionin e Indo-Paqësorit të lirë dhe të hapur.

Plani i ri i strategjisë, i cili pritet të zëvendësojë planin ekzistues të miratuar në korrik 2018, pritet të hyjë në fuqi pas miratimit të kabinetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)