30 Janar 2023

iPhone 12 do të funksionojë me 5G

New York, 13 tetor - Kompania Apple ka konfirmuar se telefonat e saj të ri iPhone 12 do të punojnë me rrjetin 5G.

"5G do të sjellë një nivel të ri të performancës për shkarkime dhe ngarkime, transmetim video me cilësi më të lartë, ndërveprim në kohë reale dhe shumë më tepër", tha shefi ekzekutiv, Tim Cook.

"Sot është fillimi i një epoke të re për iPhone", shtoi ai.

Apple tha se iPhone 12 ka të njëjtën ekran me madhësi 15.5 cm, si paraardhësi i tij iPhone 11, por vetë pajisja është 11% më e hollë, 16% më e lehtë dhe ka korniza më të vogla.

Kompania gjithashtu ka zgjeruar gamën e ofertës duke përfshirë një model të ri që ka një ekran më të vogël.

Prezantimi i produkteve të reja nga kompania Apple bëhet zakonisht në muajin shtator, por këtë vit u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)