02 Shkurt 2023

Huawei tejkalon Samsungun me shitje të smartfonëve

Pekin, 30 korrik - Gjiganti i telekomunikimeve në Kinë, Huawei, e kapërceu kompaninë jug-koreane të teknologjisë, Samsung, duke u bërë shitësi më i madh i smartfonëve në botë, në tremujorin e dytë të vitit.

Kompania e kërkimeve Canalys tha se Huawei, i cili përballet me sanksione nga Shtetet e Bashkuara, ka shitur 55.8 milionë pajisje, duke e tejkaluar për herë të parë Samsungun, i cili ka shitur 53.7 milionë.

Ky është tremujori i parë në nëntë vjet që një kompani tjetër përveç Samsungut ose gjigantit amerikan, Apple, udhëheq tregun, tha Canalys.

Huawei është pjesë e mosmarrëveshjeve gjeopolitike midis Pekinit dhe Uashingtonit dhe sanksionet e SHBA-së e kanë "ngufatur" biznesin e tij jashtë territorit të Kinës, por ai ka mbizotëruar tregun e brendshëm, tha Canalys.

Uashingtoni pretendon se firma paraqet kërcënim të konsiderueshëm për sigurinë në internet dhe e ka ndaluar atë në tregun amerikan, ndërsa udhëheq një fushatë për ta izoluar edhe globalisht.

Huawei është po ashtu prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të rrjeteve të telekomunikacionit.

Më shumë se 70 për qind e smartfonëve Huawei shiten tani brenda Kinës, ku Samsung ka një pjesë shumë të vogël të tregut, tha Canalys.

Dërgesat jashtë shtetit, megjithatë, kanë rënë për gati një të tretën në tremujorin e dytë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)