31 Janar 2023

Happy Online është fushata e re publike për sigurinë e fëmijëve në internet

Prishtinë, 12 tetor - Qeveria e Kosovës dhe partnerët e saj po lansojnë sot një fushatë të re të quajtur Happy Online, për t'i mbajtur fëmijët të sigurtë në internet.

Gjatë viteve të fundit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë shumë ndërhyrje me partnerët e shoqërisë civile për të përmirësuar edukimin medial dhe sigurinë e fëmijëve në internet.

Kjo qasje e re {happy online} do të punojë me prindërit për t'u siguruar që ata janë të vetëdijshëm se çfarë mund të bëjnë për t'i mbajtur fëmijët e tyre të sigurtë në platformat digjitale.

Prindërit duhet të jenë më të vetëdijshëm për rreziqet e shumta që paraqiten në internet nga   dhuna, pornografia, vetëvrasja dhe radikalizimi e deri te ekstremizmi. Kjo fushatë u përgjigjet pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre se si t'i mbrojnë fëmijët e tyre në internet.

"Interneti është një dritare magjike për fëmijët të cilët duan të shkojnë përtej përditshmërisë. Flisni me fëmijët tuaj, edukoni dhe kujdesuni mbi përmbajtjen që fëmijët ndajnë me të tjerët në publik. Mbani ata të sigurt dhe larg bullizmit e ngacmuesve potencial, ekstremizmit e çfarëdo forme tjetër që rrezikon mirëqënien e sigurinë e fëmijëve tuaj."

"Kështu, duke marr një rol aktiv në aktivitetet e fëmijëve tuaj në internet ju ndihmoni të siguroheni që ata të përfitojnë prej këtyre aktivitete dhe që të eksplorojnë një liri të re pa u ekspozuar ndaj rreziqeve të mundshme", Xhelal Sveçla, ministër i MPB-së)

Përmes kësaj fushate, Ministria e Punëve të Brendshme do të shtojë një shtresë tjetër mbrojtjeje për të rinjtë kundër përdorimit të internetit për radikalizimin, korrupsionin dhe dëmet e tjera.

Kjo fushatë do t'i informoj dhe mësojë prindërit për atë që duhet të shqetësohen dhe si t'i mbajnë fëmijët e tyre të sigurtë, duke zhvilluar biseda, duke ditur për parametrat e sigurisë dhe duke i trajtuar në qasje të drejtë dhe të sigurtë. Për këshilla dhe sigurinë e fëmijëve online, ndiqni kanalet e fushatës Happy Online në rrjetet sociale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 janar 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të publikohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit te Korrupsionit për vitin 2022. (Zyrat e KDI-së, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon “Raportin për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Gazetarët afganë që kanë mbërritur sonte në Kosovë, Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad mbajnë konferencë për media. (Zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP, ARKEP, ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për performancën financiare dhe operative të ndërmarrjes “Trepça”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni, dhe kryeshefi Ekzekutiv, Enis Abdurrahmani. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

- Përkrahës të Vetëvendosjes protestojnë kundër “imponimit” të Bashkësisë së Komunave Serbe. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Pyje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Zyres Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka kënaqësinë të ju ftoj në ceremoninë e diplomimit të programit “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale". (Kino Armata, ora 14:00)

- Eris Jashari, ish-zyrtar policor në Policinë e Kosovës, i dorëhequr me 4 korrik 2017, tani koordinator në organizatën joqeveritare ktheju tokës tënde KTT, do të futet në grevë urie deri në realizimin e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për policinë kërkesë kjo drejtuar Deputetëve të Kuvendit të Kosovës. (Sheshi “Adem Jashari”, te hyrja e pasme e Kuvendit kah rruga UÇK, ora 14:00