18 Gusht 2022

Hakerët sulmojnë rrjetin e trenave për të ndaluar Putinin të lëvizë trupat nga Rusia në Ukrainë

Minsk, 5 mars - Hakerët në Bjellorusi pretendojnë se ka ndodhur një sulm në trenat e vendit që i ndaloi ata në mënyrë që të ndalonin Rusinë të lëvizte trupat në Ukrainë, raporton The Independent.

Grupi ‘Cyber Partisans’ tha se trenat ishin ndalur në Minsk, Orsha dhe Osipovichi për shkak të komprometimit të sistemit të rrugëzimit dhe ndërrimit të pajisjeve duke enkriptuar të dhënat në to.

Hakerët pretenduan se sulmi ishte për të “ngadalësuar transferimin” e trupave që lëviznin nga Bjellorusia në veri të Ukrainës, duke thënë se ata i kishin vendosur trenat në modalitetin “kontroll manual” i cili do të ngadalësonte ndjeshëm lëvizjen e trenave, por nuk do të krijonte situata emergjente”

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)