05 Shkurt 2023

Google tërheq Parler nga dyqani i aplikacioneve

New York, 9 janar - Kompania Google tha se ka tërhequr aplikacionin Parler nga dyqani i saj i aplikacioneve Play Store, pasi ky aplikacion ka lejuar "përmbajtjen" që mund të nxisë dhunë vdekjeprurëse si ajo e parë në Kongresin amerikan.

Rrjeti social Parler është bërë një strehë për personalitetet e ekstremit të djathtë të cilët thonë se janë censuruar nga platforma të tjera të mediave sociale.

"Ne jemi të vetëdijshëm për postimet e vazhdueshme në aplikacionin Parler që nxisin dhunë të vazhdueshme në SHBA", tha Google në një përgjigje për AFP.

"Që ne të shpërndajmë një aplikacion përmes Google Play, ne kërkojmë që aplikacionet të zbatojnë një mbikqyrje të fuqishme të përmbajtjes", shtoi kompania.

"Në dritën e këtij kërcënimi të vazhdueshëm dhe urgjent të sigurisë publike, ne jemi duke pezulluar aplikacionin nga Play Store derisa të adresojë këto çështje", tha Google.

Apple thuhet se ka paralajmëruar Parler se softueri i saj mund të hiqet nga App Store nëse nuk merr masa për të parandaluar përdoruesit nga planifikimi i veprimeve të paligjshme, të dhunshme në platformë siç është sulmi vdekjeprurës në Uashington.

Mbështetësit e pretendimeve të presidentit, Donald Trump për keqpërdorime të zgjedhjeve kanë migruar në faqe alternative të mediave sociale, të cilat nuk i kanë filtruar pretendimet e paverifikuara.

Aplikacionet Parler, Newsmax dhe Rumble, kanë refuzuar qasjen e Facebook dhe Twitter për etiketimin dhe kufizimin e teorive të konspiracionit.

Facebook dhe Twitter ndaluan llogaritë e presidentit amerikan, Donald Trump të premten për shkak të frikës se ai do t'i përdorte ato për të nxitur një sulm tjetër të tillë si ai në Kongresin e SHBA-së të mërkurën.

Faqet si Parler kanë tërhequr ligjvënësit republikanë si dhe pjesëtarë të fushatës së Trumpit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)