20 Prill 2024

Google, MSN dhe Wikipedia me probleme

SHBA, 27 mars - Duket se largimi i Google nga Kina do t’i sjell probleme sigurie kësaj kompanie, YouTube sot ka pasur probleme të funksionojë për një orë.

Sot shërbimi më i popularizuar për transmetimin e videove online Youtube ka pësuar një rënie të sistemit duke paraqitur problemin “Http/1.1 Service Unavailable” për vizitorët nga e gjithë bota.

Ky dështim i YouTube ka zgjatur për më shumë se një orë dhe është rregulluar gjatë ditës.

Wikipedia kishte problem të ngjashëm ditën e djeshme, duke pasur problem me ftohjen e serverëve të vet. Gjatë kësaj kohe edhe MSN.com është duke pasur probleme me hapjen e faqeve të saja dhe nuk është në funksion të plotë.

 Ende nuk ka deklaratë zyrtare nga Google ose YouTube për problemin e sotëm, edhe pse dyshohet se mund të ketë lidhje me tërheqjen e Google nga Kina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)