05 Shkurt 2023

Franca gjobit me 135 milionë euro Google dhe Amazon

Paris, 11 dhjetor - Komisioni Kombëtar Francez për Informacionin dhe Liritë (CNIL) gjobiti kompanitë Google dhe Amazon me 135 milionë euro për "vendosjen e reklamave në kompjuterët e përdoruesve pa miratimin paraprak dhe pa siguruar informacion të mjaftueshëm".

CNIL në deklaratën e saj tha se dy degët e kompanisë Google (Google LLC dhe Google Ireland) janë gjobitur me 100 milionë euro ndërsa një degë e Amazon-it me 35 milionë euro.

Thuhet se kompanitë u ndëshkuan për vendosjen e reklamave në kompjuterët e përdoruesve pa pëlqimin e tyre paraprak.

Deklarata thekson se nëse përdoruesi hyn në faqen e internetit Google të Francës (Google.fr) dhe Amazon (amazon.fr), në kompjuterin e tij automatikisht shfaqen "cookies" për qëllime reklamimi ndërsa përdoruesi nuk ndërmerr asnjë veprim paraprakisht.

Shpjegimi i Komisionit thotë se 'cookies' për reklama "mund të vendosen vetëm pas pëlqimit të përdoruesit", duke shtuar se Google dhe Amazon kanë shkelur rregullat për marrjen e pëlqimit paraprak të përdoruesit.

"Google njoftoi në shtator të vitit 2020 se kishte ndaluar reklamimin e paautorizuar në kompjuterët e përdoruesve. Megjithatë, përdoruesit që vizitojnë faqen e tyre ose nuk janë informuar sa duhet ose nuk janë sqaruar kurrë që 'cookies' janë vendosur në ekranet e kompjuterëve të tyre", tha CNIL.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)