31 Janar 2023

Facebook pezullon llogari të rreme ruse

New York, 25 shtator - Kompania Facebook tha të enjten se ka mbyllur tre rrjete të llogarive të rreme të cilat mund të përdoreshin nga shërbimet e inteligjencës ruse për rrjedhje dokumentesh si pjesë e përpjekjeve për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara.

Kompania tha se llogaritë, të cilat i pezulloi për shkak se përdornin identitete tërreme dhe kryenin "veprime joautentike të koordinuara", ishin të lidhura me inteligjencën ruse dhe njerëz të një organizate me qendër në Shën Peterburg, e akuzuar nga zyrtarët amerikanë për përfshirje në përpjekjet për të ndikuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Ministria e jashtme ruse nuk iu përgjigj një kërkese të agjencisë së lajmeve Reuters për koment pas orarit normal të punës në Moskë. Rusia vazhdimisht ka mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane dhe ka thënë se Moska nuk ndërhyn në politikën e brendshme të vendeve të tjera.

Nathaniel Gleicher, shef i politikës së sigurisë kibernetike në Facebook, tha se nuk kishte prova tani për tani se dokumentet e hakeruara ishin gati për publikim, por përmes pezullimit të llogarive Facebook shpresonte se do të parandalonte përdorimin e tyre në çdo operacion të mëvonshëm.

"Ekipi ynë monitoron kërcënimet dhe prirjet për të cilat ne duhet të jemi të përgatitur dhe të vetëdijshëm. Kemi të bëjmë me një operacion të vjedhjes kibernetike të dokumenteve dhe publikimit të tyre, veçanërisht në 6-8 javët e ardhshme", tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.

"Ne donim t’i pezullonim llogaritë për të parandaluar aftësinë e tyre për t'i përdorur ato për vjedhjet kibernetike të dokumenteve dhe publikimin e tyre rreth kohës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara", shtoi ai.

Facebook tha se rrjetet e llogarive ishin të vogla, vetëm një pjesë e vogël e tyre kishin llogari në faqen e saj të internetit dhe në Instagram, disa prej të cilave paraqiteshin si media të pavarura dhe organzata analitike. Të gjitha llogaritë së bashku kishin një total prej rreth 97,000 ndjekësish.

Ndërsa disa nga aktivitetet kishin në shënjestër audiencat në Britani dhe Shtetet e Bashkuara, rrjetet ishin kryesisht të përqendruara në vendet e Lindjes së Mesme dhe në ato në kufi me Rusinë, si Siria, Turqia, Ukraina dhe Bjellorusia, tha Facebook.

Kompania Twitter tha se kishte punuar me Facebook-un për të identifikuar dhe pezulluar 350 llogari të operuara nga organizata të lidhura me shtetin në Rusi.

Të dy kompanitë thanë se një nga rrjetet ishte identifikuar pas një informacioni nga FBI-ja, e cila paralajmëroi të martën se aktorë të huaj dhe kriminelë kibernetikë ka të ngjarë të përhapnin dezinformim rreth rezultatit të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Paralajmërimet pasojnë një alarm nga kompania Microsoft në fillim të këtij muaji se hakerat që kishin lidhje me Rusinë, Kinën dhe Iranin po përpiqeshin të përgjonin njerëzit e lidhur me Presidentin amerikan Donald Trump dhe rivalin e tij demokrat, Joe Biden.

Graham Brookie, drejtor i Laboratorit Dixhital të Këshillit Atlantik, ka punuar me kompaninë Facebook për të analizuar llogaritë e pezulluara. Ai tha se aktivitetet tregonin se Rusia po vazhdonte përpjekjet për të përkeqësuar tensionet politike në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë.

"Kjo nuk e hedh poshtë faktin se shkalla dhe intensiteti i dezinformimit të brendshëm është shumë më i madh sesa ajo që një armik i huaj do të mund të bënte", tha ai."Por përpjekjet e Rusisë mbeten një dobësi jashtëzakonisht serioze e sigurisë kombëtare", tha eksperti Graham Brookie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 janar 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të publikohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit te Korrupsionit për vitin 2022. (Zyrat e KDI-së, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon “Raportin për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Gazetarët afganë që kanë mbërritur sonte në Kosovë, Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad mbajnë konferencë për media. (Zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP, ARKEP, ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për performancën financiare dhe operative të ndërmarrjes “Trepça”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni, dhe kryeshefi Ekzekutiv, Enis Abdurrahmani. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

- Përkrahës të Vetëvendosjes protestojnë kundër “imponimit” të Bashkësisë së Komunave Serbe. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Pyje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Zyres Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka kënaqësinë të ju ftoj në ceremoninë e diplomimit të programit “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale". (Kino Armata, ora 14:00)

- Eris Jashari, ish-zyrtar policor në Policinë e Kosovës, i dorëhequr me 4 korrik 2017, tani koordinator në organizatën joqeveritare ktheju tokës tënde KTT, do të futet në grevë urie deri në realizimin e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për policinë kërkesë kjo drejtuar Deputetëve të Kuvendit të Kosovës. (Sheshi “Adem Jashari”, te hyrja e pasme e Kuvendit kah rruga UÇK, ora 14:00