30 Janar 2023

Facebook kërcënon me ndalimin e shpërndarjes së lajmeve në Australi

New York, 1 shtator - Facebook kërcënoi se do t’i ndalojë përdorusit të shpërndajnë lajme në Australi, ku autoritetet janë duke përgatitur një ligj të ri, që do ta detyrojë rrjetin social t’i paguajë botuesit për artikujt e tyre.

Rregullatorët duan që gjigantët e teknologjisë, si Facebook dhe Google, të paguajnë për përmbajtjen e ripostuar nga mediat.

Muajin e kaluar, Google i paralajmëroi përdoruesit se, për pasojë, shërbimet e tij të kërkimit mund të jenë "shumë më të këqija".

Paralajmërimi i fundit i Facebook-ut për të bllokuar shpërndarjen e lajmeve i përshkallëzoi tensionet midis firmave të teknologjisë dhe rregullatorëve.

Rrjeti i mediave sociale tha se nëse legjislacioni i propozuar bëhet ligj, ai do t’i ndalojë australianët të shpërndajnë lajme në Facebook dhe në degën e tij, Instagram.

Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorëve tha se i ka hartuar rregullat për të "barazuar fushën e lojës" midis gjigantëve të teknologjisë dhe botuesve, që, sipas tij, janë duke luftuar, për shkak të humbjes së të ardhurave nga reklamat.

"Kodi, thjesht, synon të sjellë drejtësi dhe transparencë në marrëdhëniet e Facebook-ut dhe Google-it me bizneset australiane të mediave të lajmeve", tha kryetari i Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorëve, Rod Sims.

Por, në një blog online, drejtori menaxhues i Facebook-ut për Australinë dhe Zelandën e Re, Will Easton, tha se projektligji "e keqkupton dinamikën e internetit dhe do t’i dëmtojë organizatat e lajmeve që qeveria po përpiqet t’i mbrojë".

Sipas tij, kjo do ta detyronte Facebook-un të paguante për përmbajtjen që botuesit e vendosin vullnetarisht në platformë, për të gjeneruar trafik në faqet e tyre të lajmeve

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)


- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)