16 Prill 2024

Facebook, 3 rrathë sigurie për privatësinë

SHBA, 30 maj - Në një kohë kur presioni ndaj Facebook po rritet për shkak të cështjes së privatësisë, kompania e drejtuar nga Mark Zuckerberg ka vendosur të marrë masa për të parandaluar censurën.

Sipas projektit më të fundit, Facebook do aplikojë tre rrathë sigurie. Rrethi i parë do lejojë që të shikojnë informacionet personale vetëm njerëzit që të njohin, i dyti lejon që të shikojnë të dhënat e tua, të njohurit e miqve te tu dhe i treti lejon që hyjnë tek të dhënat private të gjithë anetarët e Facebook.

Kjo masë sigurie do aplikohet pas pak ditësh në një datë që nuk është përcaktuar ende. Ndërkohë, QuitFacebookDay.com vazhdon të thithë fansa nga e gjithë bota, të cilët synojnë mbylljen e Facebook pikërisht për dhunimin e privatësisë.

Presion ndaj Facebook ka pasur edhe nga Kongresi Amerikan dhe Bashkimi Europian qe janë vënë në lëvizje për të paralajmëruar blogun e famshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)