01 Korrik 2022

Fabrikat e reja Tesla po humbasin miliarda dollarë

New York, 23 qershor - Elon Maska ka deklaruar së fundmi se fabrikat e reja të Tesla-s në Gjermani dhe SHBA po humbasin miliarda dollarë dhe kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së baterive dhe ndërprerjeve të furnizimit në Kinë.

Bllokimi si pasojë e Covid-19 në Kinë këtë vit, përfshirë Shangain ku Tesla ka një fabrikë të madhe, e kanë bërë gjithnjë e më të vështirë për prodhuesit operimin.

Më herët, Musk ka paralajmëruar shkurtime të vendeve të punës në firmë.

“Fabrikat po humbasin miliarda dollarë tani. Ka shumë shpenzime dhe pothuajse asnjë prodhim,” tha Musk në një intervistë me Tesla Owners of Silicon Valley, një klub i njohur nga kompania.

Musk tha se fabrikat kanë luftuar gjatë kësa periudhe për të rritur prodhimin që kur u hapën në fillim të këtij viti. Autoritetet në Kinë bllokuan disa qytete në fillim të këtij viti si përgjigje e rritjes së rasteve me Covid-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 korrik 2022 - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri mban Konferencë për media. (Para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremonin e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes - Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Nën organizimin e Federatës Sindikale te Sektorit Privat te Kosovës shoqata e autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë do të protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për mos krijimin e kushteve për punë. (Para Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale mban konferencën me temën “Ndikimi i ndryshimeve të Kuvendeve Komunale në kualitetin e politikave lokale” ku do të prezantohet hulumtimi mbi pasqyrimin e përbërjes së Kuvendeve Komunale. (Hotel Sirius, nga ora 10:00)

-OJQ AKTIV dhe platforma OPEN organizon prezantimin e rezultateve të hulumtimit “Regjistrimi i popullsisë nga këndvështrimi i komunitetit serb në Kosovës”. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim si dhe shqyrton CV-te për angazhim të eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)