18 Prill 2024

Discovery lëshohet nga Qendra Kenedi e Hapësirës në Florida

SHBA, 6 prill - Anija amerikane e hapësirës Discovery u lëshua sot nga Qendra Kenedi në Florida me 6 astronautë amerikanë dhe një japonez në bord për t’u ankoruar në Stacionin Orbital Ndërkombëtar. Agjencia amerikane e Hapësirës NASA tha se lëshimi u krye siç pritej.

Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimit, Discovery pritet të arrijë në stacionin e hapësirës të mërkurën. Astronautët do të çojnë në laboratorin orbital pjesë këmbimi dhe eksperimente shkencore. 

Ky mision do të jetë i pari në të cilin 4 femra ndodhen në Stacionin Orbital Ndërkombëtar në të njëjtën kohë, tre si pjesë e anijes Discovery dhe e katërta në stacionin e hapësirës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)