19 Prill 2024

Dell laptop me dizan tërheqës

SHBA, 21 qershor - Dell ka avancuar linjën e saj kryesore Inspiron me një fokusim të ri edhe në pamje e edhe në elementet shtesë që nuk janë parë deri më tani nga kjo kompani.

Tani kjo kompani në kuadër të laptopi të saj ka shtuar një tastierë “chiclet” dhe opsione për ngjyra unike: pjesa nën tastierë mund të ketë ngjyrë tjetër, ndërsa pjesa ku pushon dora mund të ketë ngjyrë tjetër.

Ekrani është bërë më praktik me një dizajn të tipit Mini 10, që mund të lakohet më shumë sesa dizajni i mëparshëm.

Modelet paraqiten me ekran 14. 15 dhe 17 inç, ndërsa fuqia për ta ofrohet nga procesorët Core i3 ose Core i5. Grafika e integruar është veçori standarde, kurse opsionet shtesë mund të sjellin 1 GB memorie të dedikuar Mobility Radeon HD apo Intel Wireless Display, që mundëson video transmetim përmes ajrit.

Avancimet në kuadër të specifikave mund të sjellin edhe 8GB RAM dhe 640 GB HDD.

Dell nuk ka bërë të ditur specifikat minimale por thuhet se do të kushtojë në çmimin fillestar, më pak se 449 dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)