02 Shkurt 2023

BE kërkon rregulla për përdorimin e monedhave digjitale

Bruksel, 6 dhjetor - Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian paralajmëruan Facebook-un dhe kompanitë tjera që po planifikojnë të kenë monedhat digjitale, se Bashkimi Evropian do të insistojë në një kornizë të duhur rregullatore, përpara çdo nisjeje të përdorimit të tyre.

"Asnjë monedhë e re botërore nuk duhet të fillojë funksionimin, derisa sfidat dhe rreziqet ligjore, rregullatore dhe mbikëqyrëse nuk janë identifikuar dhe adresuar në mënyrë të duhur", thanë vendet anëtare të BE-së, përmes një deklarate të përbashkët.

Kompania Facebook ka dalë vazhdimisht kundër një rregullatori dhe shqetësimeve të qeverive, që kur njoftoi planet e saj për një monedhë digjitale të quajtur Libra.

Rrjeti social dëshiron që Libra të përdoret për pagesa ndërkufitare.

Ajo mund të blihet duke përdorur një monedhë standarde, sikurse janë dollarët ose eurot.

Por, vendet e Bashkimit Evropian, thanë se nevoitet më shumë informacion lidhur me “mënyrën sesi planifikojnë të menaxhojnë rreziqet e këtij biznesi”

Duke pasur parasysh bazën e madhe të përdoruesit të platformës së mediave sociale prej 2.4 miliardë përdoruesve aktivë mujorë, ka shqetësime që Libra mund të kërcënojë sovranitetin e monedhave kombëtare dhe të shkaktojë çrregullime të mëdha të tregut financiar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)