28 Mars 2024

BE-ja, hetime ndaj modemeve të importuara nga Kina

Pekin, 4 korrik -  Më 30 qershor Bashkimi Evropian filloi të zhvillojë hetimet për antidumping dhe ndërmarrjen e masave mbrojtëse për vendet anëtare ndaj modemeve kompjuterike të prodhuara në Kinë.

Pala kineze i kushton rëndësi jashtëzakonisht të madhe kësaj çështjeje me një vlerë prej 4.1 miliardë dollarësh amerikanë.

Një përgjegjës i Drejtorisë së Tregtisë së Barabartë të Ministrisë së Tregtisë të Kinës u shpreh më 1 korrik se hetimet e zhvilluara nga BE-ja në dy aspekte kundër një produkti janë një veprim tipik i proteksionizmit tregtar.

Pala kineze propozon gjithmonë zgjidhjen e përshtatshme të konflikteve ekonomike nëpërmjet bisedimeve.

Kina do ta ndjekë zhvillimin e hetimeve, duke ruajtur të drejtën për të marrë masa të mëtejshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)