16 Gusht 2022

Apple Maps shënon emrat e qyteteve të Kosovës në shqip

Prishtinë, 6 maj - Apple Maps tashmë ka rregulluar emërtimet e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës.

Më herët Apple Maps nuk e kishte as emrin e shtetit të Kosovës në aplikacionin e saj, por ai u vendos pas një peticioni të bërë nga qytetarët e Kosovës.

Peticioni i nënshkruar nga 197 mijë e 175 qytetarë në change.org, duket se ka pasur sukses.

Pasi emri i shtetit të Kosovës u vendos në Apple Maps, emrat e qyteteve dhe fshatrave kishin mbetur ende në gjuhën, por ato kanë ndryshuar para disa ditësh dhe janë bërë të gjitha në gjuhën.

Po ashtu, janë përmirësuar edhe disa prej lokacioneve te cilat veçse ishin te rregulluara tashme në shqip, si: Prishtina-Prishtinë, Mitrovica-Mitrovicë, Peja-Pejë dhe disa qytete tjera.

Por duket se jo të gjitha emrat kanë ndryshuar dhe janë bërë në gjuhën shqipe. Emrat e disa lumenjve dhe liqeneve në Kosovë janë ende në gjuhën serbe dhe duket se po punohet që edhe ato të ndryshojnë dhe të shënohen në gjuhën shqipe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)