19 Prill 2024

Anija e hapësirës Atlantis përfundon misionin final

Florida, 27 maj - Anija amerikane e hapësirës “Atlantis” u kthye në Tokë, pas përfundimit të misionit të saj të fundit.

Anija dhe ekuipazhi u ulën sot në kushte normale në Qendrën e Hapësirës Kenedi në Florida, duke i dhënë fund misionit 12-ditor për dërgimin e materialeve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Astronautët po ashtu instaluan në stacion bateri të reja dhe një antenë në formë saçi. Ky ishte misioni i fundit i anijes Atlantis i planifikuar për në hapësirë, të cilin NASA e ka zbatuar për 25 vjet.

Tani mbeten vetëm dy misione të planifikuara për anije të tjera amerikane të hapësirës, ndërsa agjencia përgatitet t’i japë fund programit deri në fund të vitit. Anija Atlantis ka kryer 32 udhëtime në hapësirë dhe ka përshkruar gjithsej 185 milionë kilometra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)