20 Prill 2024

Alienët ekzistojnë, kujdes nga ta

Londër, 26 prill - Astrofizikanti më i njohur në botë Stefen Hoking, deklaroi në mënyrë të prerë dhe të sigurtë se Alienët ekzistojnë.

Ai thotë se ka argumenta për këtë, por shton se “njerëzimi në asnjë mënyrë nuk duhet të krijojë lidhje me ta  sepse kjo do ishte shkatërruese për planetin tone”.

Houking, i konsideruar si numri një i fizikës në botë, prezanton përmes një dokumentari televiziv që do të shfaqet në “Discovery Channel” mendimet e tij për format e jetës jashtëtokësore. Në një univers me qindra galaksi e miliarda yje është e pamundur që toka të jetë i vetmi vend ku ka jetë.

Britaniku 68 vjeçar, i cili jeton prej disa vitesh në një karrige me rrota dhe që komunikon përmes një sintetizatori vokal, njihet si një prej kozmologëve më të mëdhenj.

“Kontakti me Alienët do të ishtë shkatërrues. Ata do të shfrytëzonin tokën për burimet e saj dhe më pas do ta braktisnin”, thotë Houkins.

Shkencëtari i krahason me zbulimin e Amerikës në vitin 1492, sipas tij alienët mund të kolonizojnë planete me anijet e tyre kozmike.

“Ne përballë tyre jemi tërësisht të pambrojtur. Nëse ndeshni një Alien kujdes! Mund të ketë një virus dhe ju nuk keni asnjë antikorp për t’u mbrojtur”, këshillon Hougins.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)